Putin: Nëse një luftë është e pashmangshme, ju do të hidhni grushtin e parë

Pas sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës, kujtohen deklaratat e Putinit vite më parë

Derisa sytë e botës janë te Ukraina, presidenti rus Vladimir Putin njoftoi mëngjesin e sotëm se ata kanë nisur një operacion special ushtarak në Donbas në Ukrainën lindore.

Me fillimin e operacionit kishte kaos në shumë qytete të Ukrainës.

Para luftës, Putini kishte deklaruar se nuk kishte problem me Ukrainën, se pala që përshkallëzoi tensionin ishte SHBA-ja dhe NATO-ja që armatosnin Ukrainën dhe se Rusia ishte gjithashtu nën kërcënim.

Sot, fillimi i një nisme ushtarake nga Rusia solli në mendje deklaratat e bëra nga presidenti rus Putin në vitin 2015.

Putin, i cili bëri deklarata për Sirinë në atë kohë, kujtoi rregullin e luftës nga vitet e vjetra sovjetike dhe vuri në dukje se grushti i parë në luftë ishte i rëndësishëm dhe përdori shprehjet e mëposhtme;

“50 vjet më parë, rruga e Leningradit (qyteti ku ai lindi dhe u rrit) më mësoi këtë rregull luftimi: Nëse një luftë është e pashmangshme, atëherë ju do të hidhni grushtin e parë!”./Gazetaere

Kategoritë
BotaLajme