Putin njeh pavarësinë e rajoneve rebele të Ukrainës

Presidenti rus Vladimir Putin ka njoftuar vendimin e tij për pavarësinë e territoreve separatiste rusishtfolëse në Donbas pas një takimi të Këshillit të Sigurimit rus për Ukrainën.

Siç njoftoi zyrtarisht Kremlini, presidenti rus kontaktoi me homologun e tij francez Emanuel Macron dhe kancelarin gjerman Olaf Solz dhe i njoftoi ata për vendimin e tij për të njohur “në të ardhmen e afërt” pavarësinë e Donbasit, përkatësisht rajoneve lindore, Donetsk dhe Luganskg.

Putin tha gjithashtu gjatë fjalimit të tij  se Ukraina moderne është “krijuar” nga Rusia.

BBC shkruan se ndërkohë që Putin mbante fjalimin përpara kombit, agjencitë ndërkombëtare të lajmeve kanë cituar trupat qeveritare të Ukrainës të kenë thënë se në vijën e parë të frontit në lindje të Ukrainës, janë rritur të shtënat me armë të rënda nga separatistët.

Ndër të tjera Putin tha se Ukraina është “kukull e regjimit” të udhëhequr nga fuqitë e huaja dhe e mbushur me klane të oligarkëve.

Putin ka nënshkruar dokumentet dhe i ka kërkuar Parlamentit rus që të ratifikojë vendimin sa më shpejt që është e mundur.

Ai e ka përfunduar fjalimin e tij duke thënë se “jam i sigurt se do të kem mbështetjen e popullit rus”.

Sipas të njëjtit burim, Parisi ashtu edhe Berlini shprehën zhgënjimin e tyre me vendimin e presidentit rus.

Analistët thonë se Vladimir Putin po “akumulon armë negociuese” në, me praninë e ushtrisë ruse në kufirin me Ukrainën ashtu edhe me lëvizjen për të njohur pavarësinë e dy rajoneve, ku shumica dërrmuese e banorëve janë rusishtfolës.

Sipas presidentit rus në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit në Kremlin, Putin dëshiron t’i ofrojë avantazhe negociuese ministrit të jashtëm rus.

Kategoritë
BotaLajme