Putin: Pushtimi i Ukrainës po shkon sipas planit

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka thënë se operacioni ushtarak për pushtimin e Ukrainës po shkon sipas planit.

Këto komente, Putin i bëri pas reagimeve të shumë analistëve të cilët thanë se pushtimi i Ukrainës nga Rusia nuk po ecën sipas planit.

Më tej, rusi Putin tha se forcat ukrainase po marrin peng mijëra qytetarë të huaj dhe po përdorin civilët si mburojë, teksa nuk shpalosi asnjë provë për këto pretendime.

Kujtojmë se sot pala ruse dhe ajo ukrainase kanë mbajtur rundin e dytë të bisedimeve, por deri më tani s’ka asnjë rezultat konkret.

Kategoritë
BotaLajme