Putin telefonon kryeministrin italian, ia shpjegon sistemin e pagesave të gazit në rubla

Kryeministri Mario Draghi ka zhvilluar sot një telefonatë me Presidentin e Federatës Ruse, Vladimir Putin.

Në qendër të diskutimit është ecuria e negociatave mes Rusisë dhe Ukrainës dhe zhvillimet e fundit të saj.

Presidenti Draghi theksoi rëndësinë e vendosjes së një armëpushimi sa më shpejt të jetë e mundur, për të mbrojtur popullsinë civile dhe për të mbështetur përpjekjet negociuese.

Presidenti Draghi përsëriti gatishmërinë e qeverisë italiane për të kontribuar në procesin e paqes, në prani të shenjave të qarta të de-përshkallëzimit nga ana e Rusisë.

Presidenti Putin përshkroi ne bisede sistemin rus të pagesave të gazit në rubla.

Dy liderët ranë dakord për të vazhduar kontaktet.

Kategoritë
BotaLajme