Putini e krahasoi Kosovën me Donbasin, Reka: GJND-ja i dallon qartë keto dy raste

Ish-ministri i Integrimeve Europiane në Kosovë, Blerim Reka ka shkruar për krahasimin që presidenti rus Vladimir Putin po ia bën Kosovës me territoret separatiste në Ukrainë.

Reka ka shkruar për krahasimin e paqëndrueshëm të Kosovës me Krimenë dhe Dondasin, të cilin Putini e bëri në takimin me sekretarin e përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres

“Pavarësia e Kosovës lindi nga lufta çlirimtare kundër një shteti të huaj pushtues që ushtronte aparthejd dhe gjenocid kundër popullatës shqiptare. Ndërkaq, Kremlini njohi njëanshëm “pavarësinë“ e Krimesë, Donjeckut e Luganskut për t’i bashkuar Rusisë. Kosova, pra luftoi për çlirim kundër shtetit të huaj (Serbisë), duke e mbrojtur territorin e vet nga ky pushtim. Krimea dhe Donbasi, ndërkaq u “pavarësuan” me pushtimin nga një shtet i huaj (Rusia) duke shkëputur territor të Ukrainës”, ka shkruar ai.

Reka e ka parasysh se këto i di Putini, “aq më tepër që edhe Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë i dallon qartë keto dy raste, duke vendosur ndryshe”, shkruan Express.

“Në vitin 2010, GJND-ja konkludoi se pavarësia e Kosovës nuk e shkeli të drejtën ndërkombëtare. Po kjo gjykatë e OKB-së muajin e kaluar, e dënoi invazionin rus në Ukrainë, si shkelje të së drejtës ndërkombëtare”, ka theksuar Reka.

“Analogjia” e Putinit”, Reka thotë se “synon mbajtjen e Serbisë në orbitën ruse para “hapjes së letrave” në “pokerin e madh” në East River”.

“Kuptohet, nëse ndërkohë, ai nuk gjykohet për krime lufte”.

Kategoritë
BotaLajme