Putini falënderon Erdoganin për shkëmbimin Yaroshenko-Reed të mundësuar nga inteligjenca turke

Putini falënderoi Erdoganin për shkëmbimin e pilotit rus, Konstantin Yaroshenko me marinsin amerikan, Trevor Reed, që u mundësua nga Turqia nën koordinimin dhe mbikëqyrjen e Organizatës Kombëtare të Inteligjencës (MIT).

Presidenti Recep Tayyip Erdogan zhvilloi të enjten një bisedë telefonike me homologun rus, Vladimir Putin.

Siç bën të ditur Drejtoria e Komunikimeve të Presidencës përmes një deklarate me shkrim, në këtë telefonatë u diskutua për shkëmbimin e realizuar të mërkurën në Turqi ndërmjet Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si dhe për zhvillimet në lidhje me luftën në Ukrainë.

Gjatë bisedës, Putini falënderoi Erdoganin për shkëmbimin e pilotit rus, Konstantin Yaroshenko me marinsin amerikan, Trevor Reed, që u mundësua nga Turqia nën koordinimin dhe mbikëqyrjen e Organizatës Kombëtare të Inteligjencës (MIT).

Presidenti Erdogan tha gjithashtu se ndërmjetësimi i Turqisë në këtë shkëmbim nuk është vetëm një shenjë e rëndësisë që ajo i kushton paqes, dialogut dhe bashkëpunimit, por edhe domethënës për sa i përket misionit të saj ndërmjetësues.

Duke theksuar rolin e MIT-it në procesin e shkëmbimit, kreu i shtetit turk tha se duhet të vazhdohet koordinimi dhe dialogu i ngushtë ndërmjet njësive të inteligjencës, gjë që do të kontribuonte në parandalimin e tragjedive humanitare dhe krijimin e mjedisit të stabilitetit në rajon.

Gjithashtu Erdogani shprehu gatishmërinë e Ankarasë për të ndërmarrë iniciativën për t’i dhënë fund luftës që vazhdon prej 24 shkurtit (2022) ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës, si dhe për të ndërmjetësuar në rrugën drejt paqes.

“Ne duam të vendosim paqen e qëndrueshme në rajon sa më parë të jetë e mundur duke përshpejtuar momentin pozitiv të arritur në bisedimet e Stambollit”, shtoi lideri turk.

Presidenti Erdogan theksoi se Turqia do t’i vazhdojë me sinqeritet dhe vendosmëri përpjekjet e saj për të kapërcyer këtë krizë ndërmjet dy fqinjëve të saj dhe për të mundësuar sundimin e paqes.

Kjo ishte biseda telefonike e dytë mes udhëheqësit turke dhe atij rus në dy ditët e fundit

Kategoritë
BotaLajme