“Putini mund të përdorë armë bërthamore nëse sheh një kërcënim ekzistencial”

Zëdhënësi i Kremlinit (pallati presidencial rus), Dmitry Peskov tha se Presidenti Vladimir Putin mund t’i përdorë armët bërthamore nëse sheh një “kërcënim ekzistencial” për vendin e tij.

Këtë Dmitriy Peskov e tha në një intervistë për televizionin “CNN”, ku vlerësoi luftën midis Rusisë dhe Ukrainës.

Kur u pyet se në çfarë kushtesh do t’i përdorte Vladimir Putin aftësitë bërthamore të Rusisë, Peskov tha:”Nëse ekziston një kërcënim ekzistencial për vendin tonë, kjo mund të ndodhë.”

I pyetur nëse Putini i ka arritur qëllimet e tij në Ukrainë deri më tani, Peskov tha: “Ende jo. Ai ende nuk i ka arritur qëllimet e tij.”

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov e përshkroi luftën në Ukrainë si një “operacion special ushtarak” dhe shtoi: “Operacioni ynë vazhdon sipas planeve dhe objektivave të paracaktuara”.

Kategoritë
BotaLajme