QESHARAKE/Estonia e gatshme të pranojë deri në 30 refugjatë afganë

Kallas njoftoi se vendi është i gatshëm të pranojë deri në 30 refugjatë nga Afganistani, gjegjësisht 20 do të jenë afganët që bashkëpunuan me Estoninë dhe anëtarët e familjes së tyre, ndërsa 10 afganët që bashkëpunuan me NATO-n dhe BE-në.

Qeveria e Estonisë ka bërë të ditur se vendi do të pranojë deri në 30 refugjatë afganë.

Siç raportoi radio dhe televizioni Eesti Rahvusringhaaling (ERRR), kryeministrja estoneze, Kaja Kallas, mbrëmë njoftoi se vendi është i gatshëm të pranojë deri në 30 refugjatë nga Afganistani, gjegjësisht 20 do të jenë afganët që bashkëpunuan me Estoninë dhe anëtarët e familjes së tyre, ndërsa 10 afganët që bashkëpunuan me NATO-n dhe Bashkimin Evropian (BE).

Kallas theksoi se situata në Afganistan vazhdon të jetë e tensionuar.

“Ne po përqendrohemi në ndihmën e atyre që kanë qenë të përfshirë në programet e asistencës së Estonisë në Afganistan dhe kështu u ofruan mundësi më të mira (atyre që punuan) për zhvillim për gratë dhe të rinjtë afganë”, tha ajo.

Raportet në mediat thonë se nuk mendohet se ka ndonjë shtetas estonez në Afganistan, por se disa persona me leje qëndrimi të Estonisë kanë aplikuar në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe kanë nevojë për ndihmë për t’u kthyer në Estoni.

“Ministria po punon me aleatët për t’i ndihmuar ata të kalojnë në fluturimet e evakuimit”, theksohet në raportet e medias.

Talebanët morën kontrollin e Afganistanit të dielën pasi arritën në Kabul, me presidentin dhe zyrtarë të tjerë të lartë që u larguan nga vendi.

Marrja e papritur e kontrollit shkaktoi një nxitim për të lëshuar Afganistanin, përfshirë nga vendasit që ndihmuan ushtarët ose grupe të huaja për shkak të frikës së tyre nga hakmarrja e talebanëve.

Kategoritë
BotaLajme