Qetësohet situata, Policia ndërhyn në selinë e PD-së

Ka nisur ndërhyrja policore tek selia e Partisë Demokratike. Pas kërkesës zyrtare të Partisë Demokratike që institucionet të mbrojnë selinë për të ndalur dhunën, Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, me ujë dhe gaz lotsjellës nga ana e Kalasë së Tiranës kanë hyrë në ambientet e PD.

Në reagimin për mediat, PSH deklaron se kërkesa për ndërhyrje vjen pas thirrjes së një grupi deputetësh që thonë se iu është rrezikuar jeta.

REAGIMI I PLOTE:

Policia e Shtetit Në bazë të një kërkese të bërë Policisë së Shtetit, nga një grup deputetësh të Partisë Demokratike, të cilët kanë kërkuar ndihmën e Policisë, pasi i rrezikohej jeta nga protestuesit, sqarojmë se: Policia e Shtetit është gati për të ndërhyrë në ndihmë të deputetëve që kanë kërkuar ndihmë dhe u bën thirrje protestuesve që të distancohen menjëherë nga aktet e shkatërrimit të pronës dhe aktet e dhunës. Policia e Shtetit u bën thirrje organizatorëve të protestës që të përmbajnë protestuesit dhe të shmangin çdo rast dhune, sepse do përballen me ligjin.

Kategoritë
LajmeRajoni