Qethja më e çuditshme e një lojtari. A e fiton Ratinho çmimin e parë? (Video)

Futbolli nuk është vetëm sport por edhe arenë mode ku futbollistët shpesh herë përfitojnë për të imponuar stile të ndryshme mode që më pas marrin përmasa planetare. E ka bërë Ronaldo fenomeni apo Beckham dhe më pas të gjithë me radhë por në Brazil, kjo shkencë merr përmasat e artit.

Po flasim për një ish-futbollist profesionist të quajtur Ratinho. Sulmues në pozicion por aspak me shije në zgjedhjet e look-ut. Ratinho luante me skuadrën e Remos dhe përpara disa kohësh ai vendosi të bënte hapin e madh duke dalë në fushë me këtë qethje.

Breshkë po top futbolli? Çfarë ka dashur të shprehë me artin e tij ish-sulmuesi 35-vjeçar? Ndoshta me këtë qethje një çmim ai e fiton, atë të figurës më të shëmtuar të bërë në historinë e futbollit.

Kategoritë
Sport