Qeveria do të ndaj afër 600 mijë euro për riparim të protezave për invalidët e UÇK-së

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, priti sot në takim përfaqësuesit e Shoqatës së Invalidëve të Luftës së UÇK-së, të prirë nga Fadil Shurdhaj, nga të cilët u njoftua për nevojën urgjente të mbështetjes financiare për riparimin dhe furnizimin me proteza.

Hoti u pajtua që për nevoja emergjente, kësaj shoqate t’i ndahen mjete në vlerë prej 578 mijë e 345 euro, sipas praktikave të mëhershme.

Sipas komunikatës së Qeverisë, në takim ishte i pranishëm edhe drejtori i zyrës për çështjen e kategorive të dala nga lufta, Sylë Vitia.

Kategoritë
LajmeVendi