Qeveria e Kosovës miraton masa të reja, kërkohet certifikatë e vaksinimit me tri doza

Besnik Berisha, Jeton Mehmeti dhe Fatih Basha janë zgjedhur tre anëtarët e Komisionit të Pavarur të Mediave. Mandati i tyre është përzgjedhur me short nga komisioni ad-hoc, ku Besnik Berisha është zgjedhur me mandat katër vjeçar, ndërsa Fatih Basha dhe Jeton Mehmeti me mandat tre vjeçar.

Katër kandidatët për anëtarë të KPM-së nga komuniteti shumicë kanë qenë Besnik Berisha, Jeton Mehmeti, Visar Xani, Luljetë Aliu-Krasniqi. Ndërsa dy kandidatët nga komuniteti jo-shumicë, Fatih Basha dhe Lendrit Qeli.

Në emër të komisionit votues, deputeti Besian Mustafa ka prezantuar numrin e votave për këta kandidatë.

Mustafa: Besnik Berisha, Jeton Mehmeti dhe Fatih Basha i kanë votat e mjaftueshme për anëtar të bordit të KPM-së

“Për kandidatët e propozuar për zgjedhjen e dy anëtarëve të Komisionit të Pavarur të Mediave nga radhët e komunitetit shumicë shqiptare kanë marrë pjesë 83 deputetë. Tri nga këto fletëvotime kanë qenë të pavelfshme. Ndërsa, Besnik Berisha ka fituar 70 vota, Jeton Mehmeti 56 vota, Visar Xani 16 vota dhe Luljetë Aliu Krasniqi ka fituar 12 vota. Ndërsa, për kandidatët e propozuar për zgjedhjen e një anëtari të Komisionit të Pavarur të Mediave të komuniteteve jo-shqiptare në votim kanë marrë pjesë po ashtu 83 deputetë, të pavlefshme janë katër fletëvotime. Fatih Basha ka fituar 75 vota, ndërsa Lendrit Qeli ka fituar katër vota. Sipas këtij rezultati konstatojmë se Besnik Berisha, Jeton Mehmeti dhe Fatih Basha i kanë votat e mjaftueshme për anëtar të bordit të KPM-së”, ka njoftuar ai.

Me kërkesë të tri partive opozitare, të hënën do të mbahet seancë e jashtëzakonshme për paralajmërim për shtrenjtim të energjisë elektrike.

Kategoritë
LajmeVendi