Qeveria e Maqedonisë së Veriut shpall Kurshumli Hanin trashëgimi kulturore me rëndësi të veçantë

Këtë vendim në një deklaratë për AA e ka konfirmuar zëvendësministri i Sistemit Politik dhe Marrëdhënieve ndërmjet Komuniteteve në Maqedoninë e Veriut, Xhabir Doko.

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut ka vendosur që objekti historik Kurshumli Han, që ndodhet në Çarshinë e Vjetër të Shkupit, të shpallet trashëgimi kulturore e një rëndësie të veçantë, raporton Anadolu Agency (AA).

Këtë vendim në një deklaratë për AA e ka konfirmuar zëvendësministri i Sistemit Politik dhe Marrëdhënieve ndërmjet Komuniteteve në Maqedoninë e Veriut, Xhabir Doko.

“Në seancën e sotme të qeverisë është marrë vendim që Kurshumli Han të marrë statusin e trashëgimisë kulturore të një rëndësie të veçantë. Kjo garanton që kjo vepër arkitekturore veçanërisht e rëndësishme do të mbrohet në mënyrë të përhershme dhe do të mbrohen vlerat shpirtërore që mbart, si dhe garanton afirmimin e vlerave të periudhës osmane”, tha Doko.

Zëvendësministri shtoi se “vendimi thekson edhe një herë se Qeveria synon të sigurojë një shoqëri për të gjithë në të cilën do të afirmohen të gjitha bashkësitë etnike”.

“Ka një mundësi për afirmimin e vlerave të vërteta të kësaj zone dhe sigurisht në përputhje me dispozitat ligjore mund të organizohen aktivitete kulturore”, sqaroi Doko.

Sipas tij, ky hap i qeverisë “theksoi marrëdhëniet e mira mes Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Turqisë”.

Vendimi i Qeverisë

Në njoftimin e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut të publikuar në faqen zyrtare të internetit thuhet:

“Me këtë vendim me propozim të Drejtorisë për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore, Kurshumli Han, i cili është ndërtuar kah mesi i shekullit ХVI dhe i cili paraqet monument kulturor mundëson ruajtjen e përhershme të Hanit në gjendje burimore, përhapjen e vlerave dhe rëndësinë e Kurshumli Hanit, si dhe parandalimin e veprimeve, dukurive dhe ndikimeve me të cilat kryhet, ose mund të ndodh dëmtimi ose degradimi i këtij monumenti kulturoro-historik nga trashëgimia arkitektonike”.

Kategoritë
Kulturë