Qeveria gjermane dënoi provokimin në varrezat myslimane

Ata që nuk i respektojnë varrezat janë islamofobët dhe ksenofobët, ka shkruar në Twitter deputeti socialdemokrat i Bundestagut, Frank Schwabe.

Anëtari socialdemokrat i Bundestagut Frank Schwabe dënoi sulmin në një varrezë myslimane në Iserlohn.

“Islami i përket Gjermanisë. Jemi me fat që myslimanët janë pjesë e vendit tonë jo vetëm gjatë jetës, por edhe pas vdekjes. Ata që nuk respektojnë varrezat janë islamofobët dhe ksenofobët. Këtë duhet ta përballojmë së bashku”, ka shkruar në Twitter deputeti, i cili më parë është emëruar përgjegjës për respektimin e lirisë së fesë në qeverinë e Republikës Federale të Gjermanisë.

Duke komentuar emërimin në postin e ri, Shvabe vuri në dukje se përkatësia në çdo fe dhe botëkuptim është për shumë njerëz një pjesë integrale e identitetit të tyre dhe bashkon përfaqësues të kombeve të ndryshme.

“Kufizimet e lirisë së ndërgjegjes dhe besimit po përjetojnë një “Rilindje” të frikshme. Ne nuk mund të pajtohemi me këtë. Të gjithë liderët dhe grupet fetare paqësore duhet të jenë në gjendje të praktikojnë lirisht besimin e tyre”, ka shkruar deputeti, duke premtuar se do të bëjë përpjekje personalisht në këtë drejtim.

Natën e ndërrimit të viteve në qytetin Iserlohn (Landi i Nord Rajn Vestfalisë), një person ose persona të panjohur kishte/kishin shkaktuar dëme në një varrezë myslimane, duke thyer gurët e varreve të turqve dhe myslimanëve.

Kategoritë
BotaLajme