Qeveria Haskukës vazhdon rrugëtimin me duart e pastra, hidhet poshtë kallëzimi penal ndaj Kizollit!

Prokuroria Themelore në Prizren ka hedhur poshtë kallëzimin penal ndaj drejtorit të Drejtorisë së Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor në Komunën e Prizrenit, Beni Kizolli, shkruan Gazeta e Re.

Kallëzimin penal është ngritur nga vëllezërit Agron dhe Valbon Kastrati ndaj Beni Kizollit me pretendim se nuk po lejon qëllimisht që objekti i tyre i ndërtuar në qendër të Prizrenit të futet në procesin e legalizimit.

Por këtë kallëzimin penal e ka hedhur poshtë Prokuroria Themelore në Prizren pasi që nuk eksizton dyshimi arsyeshëm.

Këtë e ka bërë të ditur Beni Kizolli në një konferencë për media ku ka dhënë sqarime për rastin në fjalë.

“Po bëhet disa muaj nga koha që opinioni u informua për një kallzim penal që u ngrit ndaj meje lidhur me një objekt në qendrën historike. Këto ditë u njoftuam eshte shuar hetimi. Pëderisa një pjesë e objektit kishte leje ndërtimore, një pjesë e tij ishte e ndërtuar gjatë vitit 2020.Pronarët e objektit me akuzuan për keqpërdorim të detyrës vetëm për shkak se nuk e trajtuam kërkesën e tyre me ligjin e legalizimit. Ku në fushëveprimin e ligjit shumë qartë na tregohet se asnjë ndërhyrje pas datës së hyrjes në fuqi të ligjit nuk trajtohet dot. Ndoshta dikush atyre ia tregoi gjurmët e vjetra dhe ata morrën atë rrugë, ndoshta dikush i premtoi e ata vepruan kundër ligjeve në fuqi” tha ai.

Sipas Kizollit këta qytetarë dhe shumë të tjerë po bëhen viktimë e ligjeve në fuqi dhe viktimë e intresave klanore-politike.

“Nga dita e parë punës dera ime ishte e hapur për çdo qytetar, ku një pjesë ishin viktimë e ligjeve në fuqi, një pjesë viktimë e planeve në fuqi dhe një pjesë viktimë e interesave klanore-politike. Thjeshtë një dorë institucionale këta qytetarë thuajse i kishte hedhur në zjarr. Me përgjegjësinë e pozitës ua zgjatëm dorën për t’i shpëtuar ata nga zjarri, por e vërejtëm se nga humbja e besimit tek institucionet disa vazhdojnë ta refuzojne dorën tonë të bashkëpunimit. Ne nuk jemi prej atyre që për interesa personale ta hedhim shtetin dhe shoqërinë në zjarr, por për shoqërinë e për shtetin me vetëdije e hedhin veten në zjarr“  u shpreh ai.

Kizolli ka thënë se këta kanë merituar një padi për dëmtim të imazhit por për hirë bashkfamilijarëve dhe shokëve të përbashkët ai nuk do ta përdorë këtë të drejtë.

“Ata që më ngritën kallzim penal e meritojnë një padi për dëmtim të imazhit. Por për hirë të bashkfamilijarëve dhe shokëve të përbashkët që me këruan favor dhe i refuzova tash po më lind mundësia që në emër të tyre të mos e përdor të drejtën time për padi. Por prej tyre dhe prej çdo kujt tjetër kërkoj që në emër të asgjëje të mos më sprovojnë që të krijoj favore në kundërshtim me ligjin” tha Kizolli./Gazetaere

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi