Qeveria ia jep lejen FSK-së të marrë pjesë në operacionin e NATO-s në Poloni

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e së mërkurës ka miratuar marrëveshjen teknike të Ministrisë së Mbrojtjes me qeverinë e Polonisë për zbarkimin e FSK-së në Poloni në kuadër të operacionit “Atlantic Resolve”.

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka prezantuar marrëveshjen para kabinetit qeveritar, ku ka deklaruar se FSK do të qëndrojë përkohësisht në Poloni dhe është pjesë e bashkë-zbarkimit me Gardën Kombëtare të Iowa-s.

“Shqyrtimi i nismës për lidhjen e marrëveshjes teknike mes Ministrisë së Mbrojtjes dhe Polonisë me qëllim të ngritjes së kapaciteteve të FSK-së për të qenë forcë ndërvepruese me NATO-n si dhe vullnetin e përbashkët që FSK të jetë pjesë e aktiviteteve ushtarake krah vendeve partnere respektivisht për pjesëmarrjen në kuadër të operacionit “Atlantic Resolve” si pjesë e bashkëzbarkimit me Gardën Kombëtare të Iowa-s për qëndrimin e përkohshëm të trupave të FSK-së Poloni”, ka thënë Mehaj në mbledhje.

Kategoritë
BotaLajme