Qeveria ndan 5 milionë euro shtesë fermerëve për subvencione

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme të Qeverisë ka marrë vendim që të ndaj 5 milionë euro shtesë mbështetje financiare për fermerë.

Lajmin e ka bërë të ditur, ministri i Bujqësisë, Faton Peci përmes një postimi në “Facebook”.

Kjo përkrahje, sipas tij, është përkrahja më e madhe e realizuar ndonjëherë.

Poashtu ai ka bërë me dije se shpejt përmbyllën të gjitha pagesat e dyta për këtë vit.

Postimi i plotë i Pecit:

Në Mbledhjen e sotme të Qeverisë u miratuan 5 milionë euro shtesë mbështetje financiare për fermerë. Ky vendim mundëson shpalljen e Programit të Pagesave Direkte / Subvencioneve për vitin 2021. Kjo përkrahje financiare e këtij viti për fermerë është përkrahja më e madhe e realizuar ndonjëher.

Do të përmbyllim shpejt të gjitha pagesat e dyta për këtë vit, njëkohësisht po bëjmë të mundur shpalljen për vitin 2021.

Kategoritë
LajmeVendi