Qeveria ndau 100 mijë euro për Preshevën, reagon kryetari i fshatit të Gjilanit që u dëmtuan rëndë nga vërshimet

Arton Fetahu, Kryetar i Këshillit të fshatit Pogragjë të Gjilanit, ka reaguar pas lajmit për ndarjen e 100 mijë eurove për Preshevën nga Qeveria Kurti. Të dedikuara si ndihmë financiare për dëmet e shkaktuara nga vërshimet në Komunën e Preshevës.

Teksa ka dërguar fotografitë me dëmet që janë shkaktuar në fshatin Pogragjë të Gjilanit, Fetahu ka pyetur kryeministrin nëse edhe banorët e këtij fshati jetojnë në Kosovë.

Gjithashtu thotë se Kurtin e kanë votuar për punësim, barazi e drejtësi. Si dhe t’u dalë në ndihmë kur kanë nevojë.

Reagimi i tij i plotë:

Qeveria e Kosovës ka ndarë sot mjete financiare në vlerë prej 100 mijë euro për komunën e Preshevës për mbulimin e dëmeve nga vërshimeve.

Pogragja, Sllubica?

Ne z.Kryeminister Albin Kurti a jetojmë në Kosovë?

Edhe Ne kemi pasur vërshime po në të njejten ditë si Presheva.

A jemi taksapagues të Kosovës ?

Të kemi zgjedhur për drejtësi ,barazi ,punsim.

Por edhe të na dalësh në ndihmë kur kemi nevojë.

Po juve deputetëve pse ju kemi votu?

Kategoritë
LajmeVendi