Qeveria realizon 35 përqind të planit të punës për periudhën mars-shtator

35.07 përqind është realizueshmëria e planit të punës për periudhën mars-shtator për vitin 2021.

Kjo e dhënë është nxjerrë nga Lëvizja FOL, e cila ka bërë monitorimin e punës së qeverisë dhe dikastereve qeveritare.

Më tutje, raporti thekson se 8.12 përqind e punëve nuk janë realizuar, ndërkaq 56.81 përqind janë në proces.

Ministria e Mbrojtjes, të cilën e drejton Armend Mehaj, prin sa i përket konkretizimit të planit, me 100 përqind realizueshmëri.

Nga të dhënat më së shumti del të ketë pasur ngecje në diplomaci.

Është Ministria e Punëve të Jashtme, me në krye Donika Gërvallën, që planin e punës për periudhën gjashtëmujore e ka realizuar vetëm 16.1 përqind.

Për këtë temë dhe të dhënat e raportit do të debatohet sonte më detajisht në Rubikon, me fillim nga ora 20:45.

Kategoritë
LajmeVendi