Qeverisë i rekomandohet që në afatin më të afërt ta emërojë drejtorin e AKI-së

Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë ka rekomanduar Qeverinë e Kosovës që në një afat sa më të afërt kohor të emërojë drejtorin e AKI-së, institucion ky që është pa shef që prej dhjetorit të vitit të kaluar.

“Sa me shpejtë, mos të themi urgjentisht sepse nuk jemi të vendosim ultimatume, të përzgjedh drejtorin e ri të AKI-së. Në ligj është e rregulluar që nuk guxon të jetë në afat më të gjatë se 20 ditë pa drejtor”, tha kryetarja e komisionit, Ganimete Musliu.

Ajo tha se lënia e lirë e pozitës së drejtorit të AKI-së për kaq muaj është, rrezikim i sigurisë kombëtare.

Kjo kërkesë vjen në mbledhjen e parë konstituive të Komisionit për Mbikëqyrjen e AKI-së.

Kategoritë
LajmeVendi