Qindra fëmijë të zhdukur pas shpërthimit të vullkanit në Kongo

Qindra prindër janë ende në kërkim të fëmijëve të tyre pasi u ndanë derisa iknin nga një vullkan që shpërtheu në Republikën Demokratike të Kongos.

Lëkundjet që atëherë janë shuar, teksa shumë fëmijë ende janë të zhdukur, shkruan Euronews.

Organizata e Kombeve të Bashkuara për fëmijë “UNICEF” tha se më shumë se 300 fëmijë ende prisnin të ribashkoheshin me familjet e tyre.

Gjithashtu, Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq ka ngritur gjashtë pika kontakti në rreth për të ndihmuar në kërkimin.

Rreth 400 mijë njerëz u detyruan të largoheshin nga kryeqyteti i Kivu Verior të Gomas pas një shpërthimit.

Vullkani i Kongos la të vdekur 15 persona teksa mijëra të tjerë u evakuan pasi lava shkatërroi shumë shtëpi në Goma.

Kategoritë
BotaLajme