Qytetarët nuk i besojnë fjalëve të Vuçiqit – protestuesit sërish i bllokuan disa rrugë në Serbi

Rrugët e disa qyteteve serbe sërish janë bllokuar dhe po kërkohet dëbimi i kompanisë Rio Tinto.

Protestuesit e shumtë kanë bllokuar disa qytete duke i dërguar mesazhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq se nuk do të zmbrapsen derisa vendimi për minierat e dëmshme të litiumit të bëhen në favor të tyre.

“Presidenti i Serbisë po blen kohë deri në zgjedhje, sepse Rio Tinto nuk u ndal asnjë sekondë. Ai dhe Ministria e Minierave dhe Energjetikës kanë afat deri të enjten për të deklaruar nëse e tërheqin dekretin antikushtetues për projektin dhe planin Jadar. Nëse nuk e tërheqin do të vazhdojmë me bllokadat të shtunën e ardhshme dhe çdo dit e më shumë”, thanë përfaqësuesit e Shoqatës së Organizatave Mjedisore të Serbisë.

Vuçiq e përsëriti edhe dje se protestat ishin të pakuptimta, pasi nuk do të ketë ndryshime dhe veprime të reja të kompanisë Rio Tinto, e cila kërkon të fillojë nxjerrjen e litiumit në minerat e serbe.

Theksojmsë se edhe më parë mijëra qytetarë kishin bllokuar rrugët duke kërkuar të plotësohen dy kërkesat e tyre – tërheqjen e Ligjit për Shpronësim dhe Referedum, i cili do të mbahet më 16 janar të këtij viti.

Ndryshe, i pari i shtetit të Serbisë javë më parë kishte “tërhequr” Ligjin për Shpronësim, por që kompania kishte deklaruar se do të vazhdojë me punët e saja të parapara për minime.

Kategoritë
LajmeRajoni