Radhë të gjata në bankomate dhe karburante, ukrainasit: Nuk dimë çfarë do të ndodhë

Ukrainasit u zgjuan në luftë mëngjesin e këtij 24 shkurti. Rusia bëri realitet sulmin ndaj Ukrainës, ndërsa ishte paralajmëruar prej kohësh.

Agjencitë e lajmeve perëndimore raportojnë për situatën atje. Këtu në Ukrainën lindore ka tension, pasiguri dhe frikë. Në disa fytyra shihet tronditja, shkruan BBC.

Gazetarët raportojnë se panë radhë të gjata në bankomate dhe karburante, në qytetin Kostiantynivka në rajonin e Donetskut.

Ndërsa priste të mbushte makinën e tij, Sergei Barleez na tha se ishte gati largohej me familjen e tij për çdo rast. Gruaja e tij u ul në sediljen e pasme me djalin e tyre të mitur.

Një nënë e re e quajtur Natalia, me vajzën e saj dyvjeçare në një karrocë fëmijësh shprehet e tronditur teksa na tha se kishte dëgjuar shpërthimet gjatë natës.

“Është shumë e frikshme,” tha ajo. “Nuk e di se çfarë do të ndodhë më pas. Më thanë ta merrja vajzën nga kopshti dhe ta çoja në shtëpi. U thanë të gjithë prindërve. Tani duhet të qëndrojmë brenda.” g.v/abcnews.al

Kategoritë
BotaLajme