Rama kritikon Kosovën që s’po i bashkohet “Open Ballkan”: Po e bëjnë për “arsye të mosarsyes”

Kryeministri  shqiptar, Edi Rama, ka kritikuar Kosovën, Malin e Zi dhe Bosnjën për refuzimin e tyre karshi bashkimit në Nismën “Ballkani i Hapur”.

Në një konferencë për media, Rama ka thënë se këto shtete janë skeptike për shkak të siç thotë ai “arsye të mosarsyes”, shkruan lajmi.net.

“Arsyet pse të tjerët janë skeptikë ose refuzues ndaj Ballkanit të Hapur i kam dëgjuar, dhe të Malit të Zi, Bosnjes edhe të Kosovës me shumë vëmendje por më vjen keq psai po i konsideroj si arsye të mosarsyes”, ka thënë Rama.

“Pse procesi i Berlinit është proces që pasi ka vendosur një kornizë vlerash e kriteresh ka mbetur në rrugë nga një samit në tjetrin e në tjetrin çdo vit, e çdo vit e më qartësisht në pamundësi për të zbatuar ato që thuhen është krijuar kjo nismë. Kjo nuk është asgjë tjetër vetëm njësi e zbatimit të procesit të Berlinit duke përshpejtuar dhe monitoruar zbatimin”, ka thënë tutje Rama.

Kategoritë
LajmeRajoni