Rama: Pa Merkel, Ballkani nuk do ishte njësoj, për detin, diellin dhe humorin jemi shumë përpara BE

Në një konferencë të përbashkët me kancelaren gjermane Angela Merkel, kryeministri Edi Rama nuk i kurseu lëvdatat për punën e saj në postin e kancelares në lidhje me ndikimin e saj në Ballkan dhe politikat europiane.  Rama u shpreh se pa punën e Merkel për procesin e Berlinit, Ballkani nuk ishte sot ai që është.

Ai theksoi se është i lumtur që ka qenë në postin e kryeministrit në të njëjtën kohë në Gjermani drejtonte Merkel. Në fund të fjalës hyrëse ai e ftoi Merkel të rikthehet në Shqipëri për të shijuar detin, diellin dhe humorin e në këtë pikë nuk la pa thumbuar Bashkimin Europian. Ai tha se në këtë fushë Shqipëria është shumë përpara Bashkimit Europian.

“Kjo është një ditë e bukur dhe e trishtuar., Është një ditë e bukur sepse kemi privilegjin të presim në Tiranë një mike të Ballkanit dhe shqiptarëve dhe popujve të rajonit. Është ditë e trishtuar sepse në një farë mënyre kjo është edhe vizita e lamtumirës së Angela Merkel si kancelarë e Gjermanisë. Askush nuk ka bërë për këtë rajon pas kapërcimit të luftës më shumë se kancelarja gjermane. Ajo që është akoma më e rëndësishme është se askush nuk e ka kuptuar këtë rajon më mirë se kancelarja gjermane.

Është gjithmonë një problem se nuk i ka qejf fjalimet me fjalë të bukura por është shumë e sinqertë shprehja e fjalëve më të mira për procesin e Berlinit që është një vizion largpamës për të parë të ardhmen të gjithë së bashku dhe përtej rezultateve konkrete në aspektin e fushave që mbulon procesi i Berlinit. Arritja më e madhe është vendosja e një fryme bashkëpunimi dhe bashkëveprimi. Ishte privilegj të ishte në Tiranë në pamundësi për të vizituar të gjithë vendet. Shpreh mirënjohje dhe miqësinë në emër të shqiptarëve për atë që Gjermania ka bërë për Shqipërinë dhe për atë që kancelarja ka bërë për rajonin. Nga ana tjetër duke e respektuar faktin që kancelarja është një lider që drejton Gjermaninë prej shumë vitesh por asnjëherë nuk ka munguar t’i japë zemër politikës europiane. Është gjermane dhe kohën e ka të shtrentë. Oraret i ka të rëndësishme.

Sot Ballkani Perëndimor është më mirë se Angela Merkel të niste procesin e Berlinit. Cilido të jetë fituesi në Gjermani Angela Merkel do i mungojë këtij rajoni. Interesi këtu është të dëgjojmë më shumë fjalët e saj se fjalët e mia. I shpreh mirënjohjen dhe i them se ishte privilegj, nder dhe kënaqësi të kisha këtë detyrë në këtë njëjtën kohë me të dhe të mësoja prej saj dhe sipas meje, sot është një moment për të gjithë ne të jemi të vetëdijshëm për atë që kancelarja ka bërë dhe boshllëkun që ajo lë. Pa Merkel Ballkani nuk do jetë njësoj dhe as Europa nuk do ishte si është sot. Kancelarja që në detyrën e saj ka pasur impenjime dhe në kohën e lirë të ketë kohën dhe dëshirën për t’u kthyer në Ballkan dhe Shqipëri për t’u shpërblyer me detin, diellin dhe humorin që në këtë fushë është shumë përpara BE”, tha Rama.

Kategoritë
LajmeRajoni