Rama për mediat spanjolle: Brenda javës mbërrijnë 1 mijë afganë në vendin tonë

Në vendin tonë sot pritet që të mbërrijnë grupi i parë i azilkërkuesve afganë të cilët po largohen nga vendi pas marrjen në kontroll nga Talebanët.

Kryeministri Edi Rama në një intervistë të dhënë për mediat spanjolle ka bërë me dije se gjatë javës pritet që në vendin tonë të mbërrijnë dhe grupi i parë ië refugjatëve prej rreth 1000 personash.

Në një intervistë të dhënë për gazetën spanjolle El Periodiko, Rama ka theksuar se  afganët që do të vijnë në vendin tonë do të jenë kryesisht gazetarë, punonjës  social, mësues dhe bashkëpunëtore të trupave amerikane.

Ndër të tjera në mediat spanjolle theksohet se Shqipëria dhe Kosova, dy vende të vogla në Evropën juglindore, që  kanë vendosur që ti bëjnë ballë pritjes së refugjatëve afgane, duke njoftuar se kanë dytësuar kërkesën e qeverisë amerikane për të pranuar një pjesë të të shpërngulurve që po i shpëtojnë kryengritjes talibane .

Një nismë e kritikuar nga disa sektorë të dy vendeve, por që kryeministri shqiptar, Edi Rama , dhe presidentja kosovare, Vjosa Osmani , kanë mbrojtur vendimin e tyre që më pas është ndjekur dhe nga vendet e tjera të Ballkanit.

Kujtojmë se 300 afganët e parë pritet në vijnë në vend orët e ardhshme. Ata do të strehohen në konvikte dhe hotele, në Tiranë dhe Durrës.

Kategoritë
LajmeRajoni