Rama: Serbia po e bën “mizën-buall” me manovra teatrale në veri, Kosova ka të drejtë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, tha se po Serbia po bën manovra teatri në veri të Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Rama pas takimit me kryeministrin Albin Kurti në një konferencë të përbashkët shtoi se Serbia duhet ta njoh realitetin e pa kthyeshëm e që është se Kosova është e pavarur.

Rama duke ka folur për vendimin e fundit të Qeverisë së Kosovës për reciprocitetin me targat, ku tha se e vërteta qëndron mbi Kosovën e që Serbia në këtë rast po e bënë mizën “buall”.

Sipas tij, problemi mund të zgjidhet me dialog, duke ju shmangur një konflikti të mundshëm.

“Nuk ka asnjë diskutim se në radhë të parë dhe mbi të gjitha, është Serbia ajo që duhet ta njohë këtë realitet të pakthyeshëm, dhe është vërtetë për të ardhur keq, që në vend të përparimit konkret të dialogut drejt njohjes reciproke dhe çlirimit përfundimtar nga e shkuara, sot jemi dëshmitarë të manovrave teatrale ushtarake të Serbisë, në kufirin me shtetin sovran të Kosovës”.

“Qytetarët serb në Kosovë jetojnë të pa kërcënuar madje ju paguhen edhe faturat e energjisë elektrike dhe fatkeqësisht ato manovra nxisin nacionalizmin. E drejta këtu është me Kosovën dhe pikë dhe nuk është me Serbinë dhe mizën po e bënë buall athu se Qeveria e Kosovës ka paralajmëruar luftë dhe në fakt se po e zbaton një marrëveshje”.

“Askush nga miqtë nuk e diskutoj domosdoshmërinë. Qeveria shqiptare e ndan bindjen se problemi duhet të zgjidhet me dialog duke shmangur mënyrën e konfliktit”.

“Kjo është mundësi e mirë për ta treguar edhe një herë gatishmërinë për dialog të barabartë dhe për ta quar në një nivel të ri”, tha Rama para gazetarëve.

Javën e fundit të nëntorit Rama tha se në Durrës do të mbahet mbledhja e të dy qeverive.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi