Rama takon Borrell-in: Folëm për pengmarrjen e Shqipërisë nga konflikti Bullgari-Maqedoni e Veriut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me takimin e zhvilluar ditën e sotme më Josep Borrell, kryediplomatin e BE- së dhe ndërmjetësuesin e bisedimeve Kosovë-Serbi.

Rama ka theksuar se në takimin me Borrell është diskutuar lidhur me situatën në rajon por edhe për konfliktin e hapur nga Bullgaria me Maqedoninë e Veriut, ku sipas Ramës, është marrë peng edhe Shqipëria.

“ Abu Dhabi – Takimi me Josep Borrell, kryediplomatin e BE- së dhe ndërmjetësuesin e bisedimeve Kosovë-Serbi, me të cilin folëm për Samitin e javës së ardhshme mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, për panoramën e situatës në rajon, si edhe për konfliktin e hapur nga Bullgaria me Maqedoninë e Veriut, ku është marrë peng edhe Shqipëria ” shkruan Rama.

Më herët lidhur me këtë takim reagoi Josep Borrel i cili u shpreh se me Ramën një temë tjetër diskutimi ka qenë edhe Samiti i ardhshëm i Ballkanit Perëndimor dhe nevojën për rezultate konkrete

Kategoritë
LajmeRajoni