Ranglista e FIFA-s: Kosova mbetet në pozitën e 120-të

FIFA ka publikuar ranglistën për ekipet kombëtare, ku Kosova nuk ka pasur asnjë ndryshim duke mbetet në pozitën e 120-të.

“Dardanët” kanë të grumbulluar 1151.73 pikë, ndërsa mund të shtojnë pikët, në rast të fitoreve në ndeshjet e radhës.

Kosova zhvillon dy miqësore në qershor, ku San Marino do jetë kundërshtari i parë (1 qershor), pastaj më 4 qershor Malta në Austri.

Në rast të fitoreve, atëherë ekziston mundësia që në renditjen tjetër kur të publikohet me 12 gusht të këtë ndryshime dhe rritje në rangim.

Kosova do t’i luajë edhe dy ndeshje kontrolluese ndaj Guinesë më 8 dhe Gambisë 11 qershor në Antalia të Turqisë.

Ndërkohë, Shqipëria zë pozitën e 66-të.

Kategoritë
LajmeSport