Raporti i COVID-19, konfirmohen 20 raste pozitive

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se nga 949 testime, 20 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 27 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 223.917

Në total numri i rasteve aktive është 545.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 214 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.822.924 doza të vaksinës.

Deri më sot 820.768 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 100.313 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19.

Kategoritë
LajmeVendi