Raportohet për 13 të vdekur dhe disa të lënduar pasi një godinë u përfshi nga zjarri në ShBA

Të paktën 13 persona raportohet se e kanë humbur jetën pasi një godinë në Filadelfia u kaplua nga zjarri.

Mediat amerikane raportojnë se 7 prej viktimave janë fëmijë, dy në gjendje më kritike. Gjithashtu shumë kanë mbetur të lënduar.

Zjarrfikësit arritën në strukturën trekatëshe në bllokun 800 në lagjen Fairmount të qytetit, rreth orës 6:40 të mëngjesit, thanë autoritetet.

U deshën rreth 50 minuta për të kontrolluar flakët, sipas Departamentit të Zjarrfikësve në Filadelfia.

Kategoritë
BotaLajme