Raportohet se Rusia planifikon ta shpallë “Republikë” qytetin e pushtuar ukrainas

Rusia po raportohet se po planifikohen të zhvillojë një të ashtuquajtur “referendum” në Kherson, qytetin ukrainas të pushtuar nga ushtria e saj.

Kështu raporton “The Guardian” duke cituar një deklaratë të nënkryetarit të këshillit lokal të Kherson, transmeton lajmi.net.

Ai thotë se Rusia dëshiron që aty të krijojë një Republikë të re të shkëputur.

Kherson tanimë është një ndër qytetet që janë nën kontrollën ruse pasi Putin nisi pushtimin e Ukrainës.

Caku kryesor i forcave ruse është Kievi, ndërsa sot ka pasur raportime se ata janë 25 kilometra larg kryeqytetit ukrainas.

Kategoritë
BotaLajme