“Raundi i dytë i negociatave Ukrainë-Rusi do të mbahet këtë mbrëmje”

Raundi i parë i negociatave mes Ukrainës dhe Rusisë u mbajt në rajonin Gomel që ndodhet në kufirin e Bjellorusisë me Ukrainën.

Kryekëshilltari i Zyrës së Presidencës së Ukrainës, Aleksey Arestovich njoftoi se raundi i dytë i negociatave me Rusinë do të mbahet këtë mbrëmje.

Në një konferencë për media, Arestovich tha se në raundin e dytë të negociatave do të marrin pjesë delegacionet e njëjtë me raundin e parë.

Arestovich theksoi se Ukraina në negociata do të vazhdojë të këmbëngulë në pozicionet e saj.

Raundi i parë i negociatave mes Ukrainës dhe Rusisë u mbajt në rajonin Gomel që ndodhet në kufirin e Bjellorusisë me Ukrainën.

Nga negociatat që zgjatën rreth 5 orë mes delegacionit rus të kryesuar nga këshilltari i presidentit të Rusisë, Vladimir Medinsky dhe delegacioni u Ukrainës i kryesuar nga ministri ukrainas i Mbrojtjes, Oleksiy Reznikov dhe David Arakhamia kreu i Partisë në pushtet Shërbëtori i Popullit, nuk u arrit asnjë rezultat.

Delegacionet ranë dakord për zhvillimin e raundit të dytë të negociatave.

Kategoritë
BotaLajme