Reagime të shumta të tifozëve të Juves për krahasimin me Putinin në ndeshjen ndaj Fiorentinas

Një shenjë anti-Vladmir Putin që në mënyrë ofenduese e konsideronte atë si tifoz të Juventusit është parë në ndeshjen gjysmëfinale të Kupës së Italisë ndërmjet Fiorentinas dhe Bianconerëve.

Sulmet ruse ndaj Ukrainës kanë ngjallur reagime të shumta në botën e futbollit duke bërë që FIFA dhe UEFA di suspendojnë klubet dhe ekipet ruse nga garat e tyre, duke përfshirë edhe Kampionatin e sivjetmë Botëror, në Katar.

Njëherësh, finalja e Ligës së Kampionëve që ishte caktuar të mbahej në St Petersburg është zhvendosur në Paris.

Në tribunat e Stadio Artemio Franchi në ndeshjen e të mërkurës ndërmjet Violas dhe Juves ishte shfaqur një shenjë me mbishkrimin “Putin gobbo”.Fjala ‘gobbo’ është fjalë ofenduese që përdoret nga disa tifozë të Fiorentinas për t’i përshkruar tifozët e Zonjës së Vjetër dhe në këtë rast i janë referuar presidentit rus si një tifoz i bardhezinjve, gjë që ka nxitur reagime të shumta nga mbështetësit e Juventusit.Tifozët e Juventusit kanë shpërthyer ndaj krahasimit që iu është bërë me veprimet e Putinit në Ukrainë.

Kategoritë
LajmeSport