Reagimi i fëmijëve të Messit kur babai i tyre u shpall fitues i Topit të Artë

Mbrëmë në ceremoninë e zhvilluar në Paris, Leo Messi triumfoi për herë të shtatë në garën për Topin e Artë.

Ai mposhti Robert Lewandowskin në një rivalitet të ngushtë dhe tani i ikën për dy Topa të Artë rivalit të motshëm, Cristiano Ronaldos, i cili përfundoi i gjashti këtë vit.

Në momentin kur u thirr emri i Messit, nuk mungoi as reagimi i tre djemve të argjentinasit.

Ky moment u bë viral, duke u shpërndarë kudo në rrjetet sociale.

Kategoritë
Sport