Reagon Xhavit Haliti pasi Policia e dënoi për mosvendosje të maskës

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti ka thënë se është gjobitur sot nga Policia e Kosovës për shkak të mosbartjes së maskës.

Haliti tha se kishte harruar që ta vendoste maskën në momentin kur u gjobit nga PK-ja, në sheshin “Nënë Tereza” në Prishtinë.

Më tutje deputeti i PDK-së u ka bërë thirrje qytetarëve që të bëjnë kujdes dhe të mos lëvizin pa maska mbrojtëse.

“Sot, derisa po kaloja në sheshin “Nënë Tereza” në Prishtinë, kisha harruar të vendosë maskën, dhe si rrjedhojë mora një gjobë nga Policia e Kosovës.  I ftoj të gjithë qytetarët që, në mbrojtje të shëndetit të tyre dhe të tjerëve, të bëjnë kujdes dhe mos të lëvizin pa maska mbrojtëse”, ka shkruar ai në një postim në “Facebook”.

Kategoritë
LajmeVendi