Real Madridi me kredinë e re synon të përfundojë renovimin e stadiumit “Santiago Bernabeu“

Përveç kredisë së mëparshme prej 575 milionë eurosh, klubi nga Madridi do të kërkojë 225 milionë euro shtesë

Asambleja e Përgjithshme e klubit të futbollit Real Madrid miratoi sot marrjen e një kredie të re në vlerë prej 225 milionë eurosh për nevojat e përfundimit të rinovimit të stadiumit “Santiago Bernabeu”, transmeton Anadolu Agency (AA).

Mediat vendase raportojnë se Real Madridi do të rrisë kështu borxhin e tij kreditor, për të cilin ka rënë dakord me JP Morgan dhe Bank of America dy vite më parë në shumën 575 milionë euro.

Huaja tani ka një vlerë totale prej 800 milionë eurosh me një normë interesi nën 2 për qind dhe do t’i lejojë klubit të ndërtojë një fushë hibride të teknologjisë së fundit, e cila mund të tërhiqet nën tokë në një lloj sere 24 metra të thellë.

“Stadiumi Santiago Bernabeu do të jetë një ikonë arkitekturore dhe një simbol ndërkombëtar avangardë që do të bëhet një nga vendet më tërheqëse në Madrid dhe Evropë”, tha presidenti i klubit Florentino Perez.

Kategoritë
LajmeSport