Refuzimi për tu bërë pjesë e ushtrisë, i kushtoi 3 herë burg izraelites

E frikësuar se do të burgosej për dezertim nga ushtria nëse do të kthehej në vendin e saj, një grua izraelite kërkoi strehim në Mbretërinë e Bashkuar. Shahar Perets kundërshtoi rekrutimin e saj në trajnimin e detyrueshëm ushtarak izraelit dhe si rezultat është burgosur tre herë, shkruan BBC

Shumica e hebrenjve izraelitë kryejnë shërbimin e detyrueshëm ushtarak për të paktën dy vite. Megjithatë, çdo vit një numër  i caktuar personash mban një qëndrim ideologjik duke kundërshtuar rekrutimin e tyre.

Shumica e tyre burgosen dhe Shahar Perets është një prej tyre.

Kategoritë
BotaLajme