Rekomandimi i OSBH: Të mos shpërndahen dozat e treta para se të nisë vaksinimi në vendet e varfra

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka deklaruar se nuk është e nevojshme t’i injektohet një dozë e tretë vaksine njerëzve të shëndetshëm në një kohë kur një pjesë e madhe e popullsisë në vendet e pazhvilluara janë të pavaksinuar ende.

Sipas rrjetit amerikan “CNBC”, ” në disa vende shumica e të cilëve në Afrikë, shkalla e mbulimit të vaksinimit është vetëm 2%.

Sipas Qendrave Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), më shumë se 1.8 milion doza vaksinash janë siguruar tashmë në Shtetet e Bashkuara.

Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) u ka bërë thirrje përsëri vendeve të pasura që të ndalojnë administrimin e dozës së tretë të vaksinës Covid me shpresën që më shumë vaksina të jenë në dispozicion për vendet e varfra me imunizim të ulët.

“Ka vende me mbulim vaksinimi që janë nën 2%, shumica e tyre në Afrikë, të cilat nuk kanë marrë as dozën e parë dhe të dytë. Dhe të fillosh me nxitjen për një dozë të tretë, veçanërisht tek njerëzit e shëndetshëm, nuk është vërtet e drejtë”, tha Tendros.

Kategoritë
BotaLajme