Rekomandimi për mësim online, takimi për vendim mbahet në ora 15:00 në MASh

Në një takim të kryeministrit në detyrë të Kosovës, Avdullah Hotit me përfaqësues të institucioneve shëndetësore, por dhe atij arsimor, kanë diskutuar rreth situatës aktuale më pandeminë e koronvirusit.

Pas këtij takimi, është thënë se duke filluar nga 22 marsi, janë duke u shqyrtuar mundësitë për fillimin e mësimit online në të gjitha nivelet e Arsimit, për dy javët e ardhshme.

Ndërkohë vendimi lidhur me këtë çështje pritet të merret sot pasdite pas takimit të përbashkët të MASH-it, MSH-së, IKSHPK-së, SBASHK-ut dhe Këshillit të Prindërve, po ashtu edhtë Asociacionit të Komunave të Kosovës.

Derisa Agjencia e Lajmeve Ekonomia Online ka mësuar se takimi do të mbahet në ora 15:00 në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës.

Kategoritë
LajmeVendi