Rekord botëror, sa tifozë ishin të pranishëm ne El Clasico-n e femrave

Barcelona ka triumfuar edhe në takimin e dytë kundër Real Madrid në Champions League dhe është kualifikuar në gjysmëfinale.

Vajzat katalanase ia dolën me rezultatin 5-2 në takimin e kthimit, ndërsa në ndeshjen e parë fituan 3-1.

Barcelona ishte favorite, ndërkohë që edhe tifozët kanë qenë të shumtë në këtë El Clasico dhe kanë vendosur një rekord botëror.

91553 tifozë ishin të pranishëm në stadium, shifër kjo më e larta e regjistruar në një ndeshje femrash.

Kategoritë
Sport