Reperi Nush kërkon nga kryeministri Rama që të lirohet nga burgu 21-vjeçari që hodhi kapsollat në koncertin e Bregoviq

Pak ditë më parë, menjëherë pas performancës së Goran Bregoviqit në ‘Festën e Birrës’ në Korçë, u raportua se Redon Leka ishte ai që hodhi kapsolla gjatë koncertit të këngëtarit boshnjak me identitet serb.

21 vjeçari thuhej se u arrestua pasi hodhi kapsolla në mes të turmës që ishin mbledhur për të dëgjuar koncertin aq shumë të komentuar.

Lidhur me këtë një reagim së fundmi e ka bërë reperi Nush, i cili u është drejtuar fytyrave publike në mënyrë që të mbledhen së bashku dhe të bëjnë kërkesë nga kryeministri Edi Rama që të lirohet Redon Leka nga burgu.

Kategoritë
LajmeTë ndryshme