Reporterët pa Kufij bëjnë thirrje për më shumë mbështetje për gazetarinë hulumtuese nga BE

Reporterët pa Kufij bënë sot thirrje që mbështetja për gazetarinë hulumtuese të jetë një temë kryesore në samitin e ardhshëm të Bashkimit Evropian (BE) dhe Ballkanit Perëndimor, të organizuar nga Sllovenia si udhëheqëse e Presidencës së BE-së.

Raportimi nga gazetarët që hetojnë “histori të mëdha”, të tilla si korrupsioni dhe pandemia në Ballkanin Perëndimor, kërcënohet nga mungesa e një gjyqësori të pavarur dhe fakti që ata duhet të “konkurrojnë me dezinformimin”, thanë Reporterët pa Kufij.

U theksua se respektimi i lirisë së shtypit, edhe pse kusht për anëtarësim në BE, nuk është në agjendën e samitit të mbajtur më 6 tetor.

Është vlerësuar se asnjë nga vendet e Ballkanit Perëndimor nuk ka bërë përparim domethënës sa i përket lirisë së mediave, por përkundrazi, rezultatet tregojnë një përkeqësim të Indeksit të Reporterëve pa Kufij për Lirinë e Shtypit Botëror për 2021 në të gjitha vendet përveç Bosnje e Hercegovinës.

Kategoritë
BotaLajme