Republika Çeke i dërgon tanke dhe mjete luftarake këmbësorie Ukrainës

Kjo shënon herën e parë që një vend i NATO-s furnizon Kievin me mjete të rënda të blinduara, sipas mediave lokale.

Republika Çeke ka dërguar tanke T-72 të prodhimit rus dhe automjete luftarake të këmbësorisë BVP-1 në Ukrainë.

Gazeta çeke Echo24 raportoi se tanket dhe automjetet e blinduara janë ngarkuar në trena dhe u nisën për në Ukrainë.

Gazeta shkroi se kjo është një dhuratë nga ushtria çeke, për të cilën Republika Çeke ra dakord me aleatët e NATO-s.

Ministria çeke e Mbrojtjes konfirmoi dërgesën pa dhënë detaje se çfarë përfshinte.

Lufta Rusi-Ukrainë, e cila filloi më 24 shkurt, ka shkaktuar zemërim ndërkombëtar, ndërsa Bashkimi Evropian, SHBA-ja dhe Britania e Madhe, vendosën sanksione të ashpra financiare ndaj Moskës.

Të paktën 1.480 civilë janë vrarë në Ukrainë dhe 2.195 janë plagosur, sipas vlerësimeve të OKB-së, megjithëse shifra e vërtetë dyshohet të jetë shumë më e lartë.

Sipas agjencisë së OKB-së për refugjatët, më shumë se 4,24 milionë ukrainas kanë ikur në vende të tjera dhe miliona të tjerë të zhvendosur brenda vendit.

Kategoritë
BotaLajme