Rikthimi në normalitet, britanikët mbushin baret dhe restorantet

Nga sot britanikët do të lejohen të përqafohen, të takohen sërish në ambiente të mbyllura në grupe deri 6 persona; pubet, kafenetë e restorantet do të shërbejnë edhe brenda.

Këtë të hënë, rinisën gjithashtu fluturimet ndërkombëtare.

Shumë bare u hapën në mesnatë dhe radhë të gjata njerëzish u panë duke i frekuentuar ato dhe duke konsumuar alkool, për të shijuar rikthimin në normalitet pas një izolimi të ashpër për shkak të pandemisë COVID-19.

Megjithatë, ekspertët këshillojnë qytetarët të tregojnë kujdes, ndërsa përhapja e variantit të zbuluar në Indi mund të vonojë rihapjen e madhe të parashikuar më 21 qershor.

Kategoritë
BotaLajme

Të ngjajshmet