Rohde: Takimi i Merkelit me Kurtin dhe vizita e Osmanit në Berlin tregues që Gjermania është partner i palëkundur i Kosovës

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde ka thënë se takimi i Kancelares Angela Merkel me kryeministrin Albin Kurti dhe vizita e presidentes Vjosa Osmani në Berlin tregon se Gjermania mbetet partner i palëkundur i Kosovës, raporton Gazeta Express.

“Vizita e kancelares Merkel në rajon dhe takimi i saj bilateral me Albin Kurtin si dhe vizita e presidentes Vjosa Osmani në Berlin tregon se Gjermania mbetet një partner i palëkundur në rrugën e Kosovës drejt integrimit euro-atlantik dhe bashkëpunimit rajonal”, ka shkruar ambasadori Rohde.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi