Roja Bregdetare e Turqisë shpëton 36 migrantë të parregullt të shtyrë mbrapa nga Greqia

Komanda e Rojës Bregdetare tha në një deklaratë se disa migrantë të parregullt u vunë re në brigjet e rrethit Kuşadası, me çka është dërguar varkë shpëtimi.

Njësitë e Rojës Bregdetare të Turqisë shpëtuan dhjetëra migrantë të parregullt herët gjatë ditës së sotme në brigjet e provincës Aydın, pasi ata u shtynë mbrapa nga autoritetet greke.

Komanda e Rojës Bregdetare tha në një deklaratë se disa migrantë të parregullt u vunë re në brigjet e rrethit Kuşadası, me çka është dërguar varkë shpëtimi.

Varka ka shpëtuar katër emigrantë të parregullt, të cilët ishin hedhur në det nga autoritetet greke, por që kanë arritur deri në breg.

Ndërkaq, një grup prej 32 migrantësh të parregullt në një gomone janë shpëtuar gjithashtu në ujërat e të njëjtit rreth.

Emigrantët janë dërguar në qendrën provinciale të migracionit pas kontrolleve shëndetësore.

Kategoritë
BotaLajme