Ronaldo arrin në Angli, pritet të debutojë te Man Utd më 11 shtator ndaj Newcastle

Cristiano Ronaldo ka arritur në Angli.

Ronaldo ka arritur sot në Angli me avion privat, transmeton lajmi.net.

Futbollisti la grumbullimin me Portugalinë dhe tashmë është gati të nis aventurën e re te Manchesterin.

Sulmuesi ka arritur në Manchester ku fillimisht do të qëndrojë disa ditë në karantinë shkaku i rregullave të COVID-19 dhe nga e mërkurja pritet të nis stërvitjet me klubin e ri.

Ylli portugezi pritet që të vesh fanellën e Man Utd për herë të parë pas rikthimit më 11 shtator ndaj Newcastle në “Old Trafford”.

Ronaldo rikthehet te United pas 12 vitesh të kaluara fillimisht në Real Madrid e më pas te Juventusi.

Kategoritë
Sport