Ronaldo i çoi përgatitjet në një nivel të tjetër, portugezi blen një dhomë oksigjeni

Futbollisti i Manchester United, Cristiano Ronaldo njihet për nivelin e tij të jashtëzakonshëm të aftësisë fizike dhe zakoneve të punës, teksa tani ai ka vendosur të bëjë një hap më tej për këtë qëllim.

The Sun raporton se sulmuesi portugez bleu dhe instaloi një dhomë oksigjeni në shtëpinë e tij, e cila është e vështirë të gjendet në Mbretërinë e Bashkuar. E gjitha kjo është bërë për ta ndihmuar Ronalon të ruajë dhe përmirësojë gjendjen e tij fizike.

Investimi thuhet se kap vlerën e rreth 15,000 £ dhe pajisja i lejon Ronaldos të thithë ajër të pastër direkt në plazmën e gjakut në komoditetin e shtëpisë së tij, duke e ndihmuar atë të rikuperohet nga ndeshjet e vështira, teksa ai zhvendosi dhomën e krioterapisë nga Torino në Mançester.

Dhoma e krioterapisë është krijuar për të stimuluar rikuperimin e muskujve. Është projektuar në mënyrë që temperatura të mund të ulet në -200 ° C për të ndihmuar në rikuperimin e muskujve të shkaktuar nga trauma dhe sforcimi fizik.

Kujtojmë, Cristiano Ronaldo u rikthye në Old Trafford nga Juventusi në fund të verës, ku luajti tre sezone.

Ronaldo ka nënshkruar kontratë me Manchester United deri në vitin 2023 dhe Djajtë e Kuq i kanë paguar 15 milionë euro, me tetë milionë euro përmes bonuseve. Këtë sezon, Ronaldo luajti 20 ndeshje në të gjitha kompeticionet dhe shënoi 14 gola.

Kategoritë
Sport