Roveri i NASA-s prodhon oksigjen në atmosferën e planetit Mars

Një instrument në roverin Perseverance të NASA-s në mars ka gjeneruar oksigjen nga atmosfera e dioksidit të karbonit të planetit.

Ky është demonstrimi i dytë i suksesshëm i teknologjisë në mision, pas fluturimit me sukses të një helikopteri të vogël, informon abcnews.al.

Gjenerimi i oksigjenit u krye nga një njësi e quajtur Moxie, Eksperimenti i Shfrytëzimit të Burimeve të Oksigjenit në Mars.

Njësia prodhoi 5 gram gaz, ekuivalente me atë që do të duhej të merrte një astronaut në mas për të marrë frymë për rreth 10 minuta.

NASA është shprehur se po mendon që në misionet e ardhshme njerëzore do të merrnin me vete versione të shkallëzuara të Moxie në Planetin e Kuq në vend që të përpiqeshin ta merrnin nga Toka të gjithë oksigjenin e nevojshëm.

Kategoritë
Të ndryshmeTeknologji